9.7 është mesatarja e studentëve fitues në degën Mjekësi e Përgjithshme të cilët do të jenë dhe mjekët e ardhshëm.

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët.

Në Universitetin e Mjekësisë mund të aplikojnë maturantët që kanë mesatare 8.5 ,por përveç mesatares për mjekësi te përgjithshme maturantet kalojnë një tjetër filtër siç është testimi i informatizuar ku janë përzgjedhur 436 me te mirët .

Për vitin 2025- 2026 aplikuan 2029 maturantë, u testuan 1202 dhe u përzgjodhën 436.

Por cilat janë degët më të preferuara në këtë universitet për maturantët që nuk e arrijnë degën mjekësi e përgjithshme? Sipas prof. dr. Xheladin Dracini është stomatologjia dhe farmacia.

Në degën stomatologji aplikuan 2739 dhe u pranuan 384. Në degën e farmacisë aplikuan 2327 dhe u pranuan 110.

Maturantët kanë të drejtë të ankimojnë rezultatin deri ne datën 27 gusht dhe nëdatën 29 gusht fillon regjistrimi i tyre pranë universiteteve.