Policia e Durrësit ka gjobitur me 200 000 lekë, administratorin e një lokali në zonën e plazhit, në të cilin dëgjohej muzika e lartë dhe prishte qetësinë publike.

Policia njoftoi sot “në vijim të kontrolleve të përditshme te subjektet me aktivitete me muzikë, në zonën urbane dhe në atë bregdetare, me mjete të posaçme zhurmëmatëse, shërbimet e Policisë së Durrësit konstatuan se muzika që gjeneronte një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13, ishte në nivelin 85.5 decibel”.

“Në zbatim të ligjit “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, administratori i subjektit, shtetasi F. B. u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë”, njoftoi policia.