Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy raportohet se ka mbërritur në Bruksel për një takim dypalësh me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Lajmin e ka konfirmuar Serhiy Nykyforov, zëdhënësi i Presidentit të Ukrainës.

Pas takimit, është planifikuar një konferencë për shtyp. Më tej bëhet me dije se Zelenskyy do të marrë pjesë në një takim online të udhëheqësve evropianë ku do të diskutohet në lidhje me bisedimet që do të zhvillohen në Uashington.

Von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz konfirmuan praninë e tyre në takimin që do të mbahet nesër. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti finlandez Alexander Stubbs ka të ngjarë të marrin pjesë gjithashtu në takim. Sky News raportoi se edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të jetë gjithashtu pjesë e takimit.