Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu dorëzoi sot letra mirënjohjeje, ekspertit për sigurinë pranë Ambasadës Italiane Drejtues i Parë, Salvatore Gava dhe përfaqësuesit të zyrës ekspert për sigurinë zv.brigadierit të Guardia di Finanza Ferdinando Rucco në përfundim të mandateve të tyre në Shqipëri.
Në një ceremoni të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, zv.ambasadorit të Italisë, Luigi Mattirolo, ekspertit të Guardia di Finanza në Ambasadën Italiane në Tiranë, Kolonel Giampiero Carrieri, Komandantit të Njësisë së Kufirit Detar të Guardia di Finanza në Durrës, Nënkolonel Francesco Della Corte, dhe përfaqësuesit të Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Ambasadën Italiane në Tiranë, Michele Accalai, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i Drejtuesit të Parë Salvatore Gava dhe i zv.brigadierit Ferdinando Rucco.
Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda theksoi se, puna e tyre gjatë viteve të shërbimit në Shqipëri, ka qenë vendimtare për forcimin e partneritetit strategjik dhe operacional mes agjencive ligjzbatuese të të dyja vendeve.
Proda iu dorëzoi atyre, letra mirënjohjeje në emër të Policisë së Shtetit, duke i cilësuar si dy miq të çmuar të saj.
Salvatore Gava dhe Ferdinando Rucco falënderuan për vlerësimin dhe theksuan se bashkëpunimi me Policinë shqiptare ka qenë i suksesshëm, si dhe i ndërtuar mbi besueshmëri dhe profesionalizëm.