Presidenti rus, Vladimir Putin tdeklaroi se operacioni special i Rusisë në Ukrainë nuk ka për qëllim pushtimin e territoreve të reja, por rikthimin e atyre që ishin pjesë e Rusisë.

Putin theksoi se kushtet e vendosura nga Rusia për zgjidhjen e çështjes ukrainase, të shpallura në verën e vitit 2024, mbeten të pandryshuara.

Ai nënvizoi se qëllimet strategjike të Rusisë në Ukrainë nuk kanë ndryshuar.

Kjo deklaratë vjen pasi autoritetet ukrainase raportuan të paktën 26 të vdekur pas sulmeve ajrore ruse në Kiev të enjten. Tre fëmijë ishin midis të vdekurve, njoftoi ministria të premten në mëngjes, ndërsa 159 persona u plagosën, përfshirë 14 fëmijë.