Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues.
“Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi. Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan kreu i qeversië.
Para disa ditësh kreu i PD Sali Berisha publikoi në rrjetet sociale një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.