Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në spitalin e Lezhës, ndërsa shkruan se shumë shpejt qytetarët do gjejnë hapësira dinjitoze dhe do të marrin shërbim me aparatura moderne.

“Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shkruan Rama.