Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po bën rregulloren kombëtare, lidhur me shtrytëzimin e hapësirave publike për bizneset.

Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se qytetet do të çlirohen nga zapruesit.

Kreu i qeverisë shtoi se nuk do të lejohet që ky aksion të jetë selektiv.

“Ne po bëjmë rregulloren kombëtare, që do vendosë qartë kufijtë. Kemi studiuar rregulloret e shumë qyteteve. Ka qytetet të tjera me formula të tjera, por do i bëjmë të qarta këto, edhe detyrimet, por edhe ndëshkimet. Do hiqen të gjitha, të tëra, hap pas hapi. Është shumë gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në këtë proces. Do hapet portal, mundësia ime, që të gjithë do çojnë denoncime. Bashkitë nuk janë angazhuar në mënyrë të plotë për të vendosir çadrat, shezlongët e tyre. Kemi filluar punën me një nga ekspertët më të mëdhenj në botë, është bërë i famshëm për superblloqet e Barcelonës. Është shumë e rëndësishme të keni durim, të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, secili të bëjë denoncimin e vet dhe nuk ka për t’u lejuar asgjë selektive. Nuk ka për t’u lejuar asgjë selektive”, theksoi ai.