Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga dronët “Bajraktar” të Forcës Ajrore, të cilat tregojnë një rast të dyshuar të zjarrvënies së qëllimshme mbi sipërfaqe të gjelbër.
Pamjet, të kapura nga ajri, dokumentojnë momentin kur një person ndez zjarr në mënyrë të qëllimshme, duke shkaktuar përhapje flakësh në një zonë të gjelbër, në një kohë kur vendi po përballet me temperatura ekstreme dhe rrezik të lartë zjarresh.

“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.
Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët.

Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.
Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.”