Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka paralajëmruar për vendime të papritura të qeverisë serbe në përgjigje ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin.

“Në tri ditët e ardhshme do ët duket se shteti pushoi së ekzistuari, se ne u mposhtëm. Pas kësaj, ju do të shihni vendosmërinë tonë për të rivendosur paqen, rendin dhe stabilitetin në vend.

Përgjigja e qeverisë do të jetë shumë e ndryshme nga veprimet e mëparëshme. Demonstruesit po përpiqen të shkatërrojnë shtetin”, ka thënë ai në një mesazh televiziv.