KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, që pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Rregullator në 28 gusht.
REZULTATI FINAL
Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator
VENDOSI:
Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon:
Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.