Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Mbreti britanik Charles III i dërgoi një letër presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky.
“I dashur Z. President, unë dhe gruaja ime ju urojmë sinqerisht juve dhe popullit ukrainas për Ditën e Pavarësisë. Vazhdoj të kem admirimin më të madh dhe më të thellë për guximin dhe shpirtin e palëkundur të popullit ukrainas. Vazhdoj të shpresoj që vendet tona të mund të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.”, thotë në letër.
Letra, e publikuar në mediat sociale nga vetë Zelensky, shoqërohet me fjalë falënderimi nga udhëheqësi ukrainas.
“Fjalët e sjellshme të Madhërisë së Tij janë një frymëzim i vërtetë për popullin tonë gjatë periudhës së vështirë të luftës. Ne e vlerësojmë lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe kauzës sonë të drejtë: mbrojtjen e lirisë nga tirania dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në Ukrainë dhe në të gjithë Evropën”, shkroi Zelensky.