Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar bisedime me shefin e ushtrisë Eyal Zamir rreth hapave të mëtejshëm në luftën e Gazës, mes raportimeve se qeveria është gati të urdhërojë pushtimin e plotë të territorit bregdetar.

Zyra e Netanyahut tha se Zamir i paraqiti atij opsione të mundshme për vazhdimin e luftës, e cila ka vazhduar për gati 22 muaj. Hollësirat e planit nuk janë bërë ende të të ditura.

Takimi erdhi pasi disa media izraelite raportuan unanimisht dje se Netanyahu po nxiste pushtimin e plotë të Rripit të Gazës pavarësisht kundërshtimeve nga udhëheqja ushtarake.

Megjithatë i duhet kabinetit izraelit të Sigurisë të miratojë një plan të tillë. Kanali televiziv “N12” ka raportuar se kabineti i Sigurisë do të mblidhet të enjten për konsultime.