Letra e fëmijëve të Koço Tashkos, të cilët i kërkojnë Kryeministrit Mehmet Shehu të lejojë prindërit e tyre, Koço e Pavlina Tashko, të jetojnë me ta në Fier, prej Ballshit, ku prindërit ishin internuar.

Familjes Tashko i ishte konfiskuar shtëpia e tyre në Tiranë, bashkë me pasuri e plaçka.

Letra

Fier, 8 Shkurt 1964

Shoku Kryeministër!

Para pak kohe, ne ju drejtuam juve me një letër, ku ju luteshim që të lejonit prindërit tanë, të vijnë të banojnë me ne këtu në Fier.

Këtu ne me ata do ta ndienim një të lehtë pleqërinë e tyre të cilën e rendojnë me tepër sëmundjet e tyre. Gjithashtu edhe ne kemi shumë nevojë për ata, pasi jemi të preokupuar me punë dhe mësime. Ne besojmë se kjo nuk është gjë e vështirë të bëhet. Kështu ne do të mundnim të tërheqim edhe plaçkat nga Tirana. Shtëpia ku ndodhemi ne është mjaft e përshtatëshme për këtë, se kati i dytë ku banojmë ne ka dhe dy dhoma që do të na nxinin plotësisht dhe do të ishim veç nga të tjerët. Por ndryshe nga shpresat tona, tashti po pengojnë edhe nënën të vijë këtu tek ne, gjë që më parë e bënte pa asnjë pengesë.

Mëgjithëkëtë ne kemi shpresë se ju do të na e plotësoni dëshirën tonë.

Me nderime

Frederik Tashko, Eva Tashko, Tefta Tashko

Shënim: Ky dokument duket se është një kërkesë e shkruar me dorë drejtuar Kryeministrit (ndoshta i kohës së Shqipërisë komuniste), ku kërkohet leja për të zhvendosur prindërit e shkruesve në Fier.

Data: 5 Shkurt 1964

Frederik Tashko, Eva Tashko, Tefta Tashko/VNA