Alvi Limani, 20 vjeç, nga Staten Island, është arrestuar në aeroportin e Miamit në Florida me një urdhër arresti teksa tentoi të arratisej pas një aksidenti fatal.
Policia deklaroi se një nga pasagjerët në automjet vdiq nga plagët marra, ndërsa një tjetër 20-vjeçar u plagos rëndë.
Viktima u identifikua si Albion Hysenaj, 20 vjeç, i cili u shpall i vdekur në Spitalin Universitar Robert Wood Johnson.
Drejtuesit e Ford-it dhe të BMW-së tjetër nuk pësuan lëndime, raportojnë mediat e huaja.
Aksidenti i rëndë me një të vdekur ndodhi në Garden State Parkway dhe i riu shqiptar u largua nga vendngjarja.
Limani do të përballet me ekstradim drejt New Jersey-t në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën një të riu nga Staten Island e për pasojë plagosi rëndë një tjetër.
E akuzuar po ashtu është edhe Emily Harrington, 19 vjeç, nga Staten Island, pasagjere në automjetin e Limanit, e cila është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë bashkë me të.
Vilma Vneshta, 42 vjeç, nëna e Limanit, është arrestuar pasi dyshohet se ndihmoi djalin të arratisej drejt Miamit në një përpjekje për të dalë nga vendi.
Ajo përballet me akuzën për pengim të drejtësisë dhe është në pritje të ekstradimit drejt New Jersey./NewJersey