Për 7.2 milionë dollarë ia shiti Rusia Shteteve të Bashkuara territorin e Alaskës në vitin 1867.
Ndër breza është diskutuar ky transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut. Mjaft ekspertë sidoqoftë mendojnë se prej marrëveshjes, përfituan të dyja palët. Në mesin e shekullit 19-të, Perandoria Ruse nuk e shihte Alaskën si aset strategjik, por si përgjegjësi në rritje. Kostoja e mirëmbajtjes së një territori aq të largët, sidomos pas humbjes së madhe në Luftën e Krimesë, konsiderohej një barrë e rëndë për pushtetin.
Për më shumë, prania asokohe e anijeve britanike në Paqësor, kishte shtuar shqetësimet se mbrojtja e “Amerikës ruse” në ndonjë konflikt të ardhshëm do të kthehet në mision të pamundur. Në fundin e shekullit 19, nga Alaska është nxjerrë ar, dhe zbulimet e mëvonshme të naftës, ia kanë rritur edhe më tepër vlerën territorit. Por edhe Rusia, në anën tjetër, ka përfituar nga marrëveshja, sepse rusët argumentonin se me ato para e kanë modernizuar linjën hekurudhore dhe i kanë forcuar kufijtë e Lindjes së Largët, territore me më shumë përparësi strategji, sesa Alaska e ngrirë.
Ndërkohë në Anchorage ku mbahet takimi, banorët e qytezës së salmonit dhe manaferrave sic njihet ndryshe, kanë nisur nga ironitë. “ Ju lutem mos na shisni prapë”, thonë ata. “Kemi pasur një verë goxha të mire, shtojnë vendasit, me gjueti, peshkim e kamping por sezoni po shkon drejt mbylljes dhe shpresojnë që takimi i shumëdiskutuar, të mos u prishë planet.