Të paktën 3 vite përgjime të kryera në aplikacionin ‘Skyecc’ ka në dorë prokuroria e Lile në Francë dhe ajo e Hollandës që tashmë SPAK po i administron mesazhet që kanë të bëjnë vetëm me shtetas shqiptar.
Në dokumetat zyrtare të porkurorisë së posacme evidentohet mënyra së si platforma famëkeqe ra në dorë të drejtesisë ku zbulimi u bë nga infiltrimi i hetuesve belg brenda serverit qëndror.
Aplikacioni Skyecc që u përdor gjerësisht nga grupet kriminale për trafik droge, vrasje apo krime te tjera u zbulua nga një hetues i inflitruar.
Për këtë qëllim nga viti 2019 nga prokuroria e Lilës dhe me vendim gjykate në Francë ka nisur përgjimi për të zbuluar aktivitetet kriminale.
Më tej rezultoi se aplikacioni reklamohej në faqen ‘Skyecc’ ku mund të merrej një telefon dhe po ashtu dhe procedurat e pagesës.
Hetimet në fakt nisën nga belgët që konstatuan të parët sistemin dhe më tej informuan autoritetet franceze.
Më tej hetuesit blenë telefonin me aplikacionin ‘Sky’ ku nisën dhe zbërthimin e komunikimeve.
Nga hulumtimi rezulton se në këtë aplikacion ishin konstatur në disa raste cështje penale me trafikim narkotikësh.
Më tej nga shqyrtimi u konstatuan biseda në gjuhë të ndryshme ku një një pjesë e mirë ishte në shqip.
Për këtë qëllim nisi dhe bashkëpunimi me SPAK.
Tashmë prokuroria e posacme ka adminsitruar komunikime të disa shtetasve shqiptar ku tashmë janë berë pjesë e dosjeve të bujshme si, Plumbi i Artë, Touota Yaris, Dosja ndaj Suel Çela si dhe Franc Çopjes.
Por mësohet se shumë cështje të tjera janë në shqyrtim.
Përvec këtij aplikacioni SPAK ka adminsitruar edhe mesazhe në platoformen Matrix ku tashmë janë në fazën e hetimeve paraprake.