Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive, 2 janë në monitorim dhe pjesa tjetër janë izoluar dhe shuar.
Vatrat aktive: Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vatra e nisur më 25 gusht vijon në pyllin e Pishë-Poros. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës.
Në fshatin Miras, bashkia Devoll, vijon zjarri në një sipërfaqe pyjore, ku po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë.
Vatra në monitorim:
Skrapar (Bogovë) – Zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll, ndërsa po mbahet në monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe bashkiake. Pezë Helmës, vatra të izoluara në zonën e Kodrave të Caushit po vijojnë të monitorohen.
Korçë (Parku Natyror Gërmenj) – Vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po monitorohet nga forcat operacionale.