Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar sot ndaj situatës së rënduar nga zjarret në disa zona të vendit, duke bërë apel për vigjilencë dhe bashkëpunim nga qytetarët.

Ai u shpreh se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit dhe theksoi nevojën për kujdes dhe përgjegjësi nga të gjithë në këto momente të vështira. Presidenti iu drejtua veçanërisht banorëve të Bashkisë Gramsh dhe Njësisë Administrative Skënderbegas, ku situata paraqitet më e rrezikshme, duke u kërkuar të bashkëpunojnë ngushtë me shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

Ai falënderoi gjithashtu forcat e angazhuara për punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe shprehu mirënjohje për ndihmën e vendeve partnere që kanë ofruar mbështetje me helikopterë dhe pajisje të specializuara.