Raporti mes PSG-së dhe Gianluigi Donnarummës duket se ka arritur në pikën e pakthyeshme. Portieri italian, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë në triumfin e klubit parizien në Champions League, nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për finalen e Superkupës së Europës ndaj Tottenhamit, që do të luhet të mërkurën.
Vendimi i trajnerit dhe drejtuesve francezë shihet si një sinjal i qartë se e ardhmja e 26-vjeçarit nuk do të jetë më në “Parc des Princes”. Në portë, PSG pritet të aktivizojë blerjen e re, Lucas Chevalier, duke i dhënë atij mundësinë të debutojë në një ndeshje me peshë të madhe.
Ky zhvillim pritet të nxisë edhe më shumë zërat për një largim të afërt të Donnarummas, me disa klube të mëdha evropiane që tashmë po monitorojnë situatën. Pas Chelsea dhe Manchester United, edhe Man. City është në garë për shërbimet e tij.