Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa pas takimit virtual të liderve të BE, ka deklaruar se nëse nuk ka armëpushim, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të rrisin presionin mbi Rusinë.
“Uniteti transatlantik është thelbësor. Siç e theksova gjatë takimit të sotëm të Koalicionit të të Vullnetshmëve, nëse nuk arrihet një armëpushim, BE-ja dhe SHBA-ja do të duhet të rrisin presionin mbi Rusinë. E drejta sovrane e Ukrainës për të përcaktuar kushtet për paqe duhet të respektohet. Ne mirëpresim gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, për të penguar agresionin e ardhshëm rus dhe së bashku për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Evropa është gati të bëjë pjesën e saj”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Costa.