“Sunny Hill Festival” ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. Ylli i muzikës me famë botërore, Dua Lipa, dhuroi spektal për publikun shqiptar me performanca elektrizuese. Vetë Dua ka ndarë në rrjetin e saj social, Instagram, momente nga festivali, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë të pranishmit. Mirëpo, një video që po qarkullon në rrjet tregon një moment tensioni mes këngëtares dhe fansave. Në video shfaqe Dua në një moment të pakëndshëm, teksa ndodhej në zonën VIP ku ajo pranoi të firmoste vetëm një bluzë. Si duket, një fans nga turma nuk e repektoi dhe i hodhi një bluzë në fytyrë/ Ndërsa, Lipa në dukje e irrituar, reagoi menjëherë duke ia kthyer mprapsht bluzën dhe të pa firmosur.

Megjithatë, ky moment nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet, ku ndjekësit e kanë lavdëruar për vendosmërinë dhe respektin ndaj vetes. “Respekti bëhet me respekt”, “As nuk e pyeti fare”, “Ashtu duhej të bënte. Lërini njerëzit rehat”, janë disa nga komentet që dominojnë në video.

Ylli botëror i popit, Dua Lipa, mbërriti në Prishtinë vetëm tri ditë para nisjes së edicionit të pestë të “Sunny Hill Festival”. Edicioni i këtij viti i “Sunny Hill Festival 2025” u mbajt nga data 1 deri më 3 gusht.