Jo vetëm temperatura të larta dhe zjarre, por edhe lëkundje sizmike.
Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri (e shtunë, 2 gusht).
Mësohet se epiqendra ishte të paktën 9 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Vorës, në Tiranë.
Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë i shkallës Rihter, ndërsa thellësia fokale 15 kilometra. Nuk raportohet për dëme, teksa situata mbetet nën monitorim.