Mbani mend datën, të martën më 16 shtator në orën 18:45 nis faza e ligës së Champions League. Pas shortit të hedhur dy ditë më parë në Monaco, UEFA ka zbardhur edhe kalendarin e plotë të tetë raundeve.
Gjithçka nis më 16 shtator në orën 18:45 me dy sfida, Athletic Bilbao – Arsenal dhe PSV – Union Saint-Gilloise. Po këtë datë, në orën 21:00 luhen katër duele. Juventus – Dortmund, Real Madrid – Marseille, Benfica – Qarabag dhe Tottenham – Villarreal.
Të mërkurën më 17 shtator, raundi i parë vijon me gjashtë sfida, ku spikat Bayern – Chelsea apo Liverpool – Atletico Madrid. Raundi i parë do jetë në tre ditë dhe gjashtë ndeshjet e radhës do luhen të enjten, më 18 shtator. Këtë ditë Man. City luan me Napolin.
Në kalendarin e publikuar nga UEFA, bie në sy se njëjtë si një sezon më parë, raundi i tetë do luhet në një ditë dhe një orar.
Kujtojmë se faza e ligës së Champions League vendos përballë 36 skuadra në një mini-kampionat me tetë sfida dhe me tetë rivalë të ndryshëm, katër në shtëpi dhe katër jashtë.
Në fund të tetë ndeshjeve, tetë skuadrat e para që kanë grumbulluar më shumë pikë kalojnë në 1/8, ndërsa nga vendi 9 deri në 24 do ketë duele play-off me dy takime. Ndërkohë skuadrat e renditura nga pozitat 25 deri në 36 eliminohen.
Më poshtë kalendari me ndeshjet, datat dhe oraret e plota për të tetë raundet e fazës së ligës në Champions League.