Përpara fillimit të samitit të zgjeruar në East Room të Shtëpisë së Bardhë, ka ndodhur një shkëmbim i paparashikuar dhe që duhej të mbetej konfidencial mes Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron. “Besoj se ai (Putin) dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua. E kupton? Është çmenduri”, i ka pëshpëritur Trump në vesh Macron-it.
Megjithatë, kjo fjali u regjistrua nga një mikrofon që ishte ndezur para kohe, duke zbuluar pa dashje bisedën që duhej të mbetej private.