Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 61-vjeçarin Shkëlqim Krrashi, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Shape” me një sasi të konsiderueshme droge dhe armë.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku Krrashi deklaroi se lënda narkotike i kishte mbetur në një automjet në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa shtoi se arma e gjahut që iu gjet ishte me leje.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata vendosi që i dyshuari të vijojë të mbahet i izoluar. Gjatë operacionit, policia sekuestrua 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, 22.5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu.

Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e drogës së gjetur kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në treg. Krrashi, i cili jetonte në zonën e Yzberishtit, pritet të hetohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.