Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë qershorit niveli i kredive të këqia ose i kredive që nuk shlyhen në afat rezultoi 4% nga 4.12% që u regjistrua në muajin maj.

nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë ulja e nivelit të huave që nuk paguheshin në kohë rezulton më e fortë .Në qershor të 2024 ato rezultonin se ishin 4.70% Në total në bilancet e bankave janë tashmë 357 milione euro hua me probleme duke pësuar një ulje me 17 milionë euro nëse e krahasojmë me qershorin e vitit 2024.

Nëse shohim tendencën e ndjekur nga raporti i kredive me probleme kundrejt totalit të kredive ka ardhur në rënie, duke prekur shifrat më të ulëta historike, ndikuar edhe nga performanca e mirë ekonomike.

Ky është një tregues mjaft optimist i cili konfirmon se aftësia paguese e qytetarve dhe e bizneseve është përmirësuar në vend.Po ashtu ndikim në këtë drejtim ka pasur edhe rritja e nivelit të punësimit

Qëndrueshmëria e nivelit të kredive e me probleme është një sinjal pozitiv për sistemin bankar dhe përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve.

Tashmë norma e interesit ka zbritur në 2.50% si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit por njëkohësisht kjo ul edhe kosttot për qytetarët dhe bizneset që kanë një kredi në monedhën kombëtare.Kjo nënkupton që këstet e kredive të reja do të jenë më të lira se ato që janë aprovuar aktualisht.

Kriza e çmimeve,duket se nuk pati ndikim negativ në drejtim të aftësisë paguese të familjeve dhe bizneseve. Kjo ka bërë që gjatë dy viteve të fundit, kreditë me probleme të vijojnë tendencën rënëse, ndërsa sektori bankar ka vijuar huadhënien e cila vlerësohet në nivele të kënaqshme.