Zjarrfikësit e Gjirokastrës po vazhdojnë punën e tyre për të shuar zjarret e përfshira në malin Sopot, mbi fshatin Lazarat. Pavarësisht terrenit të vështirë, ndërhyrja e tyre ka bërë që situata të vihet pjesërisht nën kontroll dhe përhapja e flakëve të ngadalësohet. Operacioni do të vazhdojë derisa zjarri të jetë shuar plotësisht. Për shkak të natyrës së terrenit, puna e zjarrfikësve është thelbësore për të parandaluar dëme të mëtejshme në zonë.
* *Situatë kritike nga zjarret në Poliçan dhe Gramsh*. Në Poliçan, flakët i janë afruar fshatit Plashnik, ku është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Autoritetet lokale thonë se po bëjnë të gjitha përpjekjet për të menaxhuar situatën.