Kanë ardhur këtë të shtunë dhe reagimet e para nga politika për ndarjen nga jeta në moshën 63-vjeçare të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.
Në reagimin e tij kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se ndarja nga jeta e gazetarit është një lajm i hidhur.
Veliaj vijon duke thënë se Zheji ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.