Për javën e 28-të në MLS amerikane të futbollit, Montreal fitoi 3-2 kundër Austin FC. Te miqtë titullar luajti Myrto Uzuni, me sulmuesin e Kombëtares që shënoi dhe asistoi, por nuk mundi të shmangte dot humbjen e të tijve.

Ndeshja u zhbllokua pas vetëm nëntë minutave lojë për vendasit, me Synchuk që kaloi në epërsi të tijtë. Në minutën e 40-të, beratasi Uzuni përfitoi nga një krosim i Rubios dhe me kokë nga një pozicion i prirët ia doli të mposhtet portierin, për t’i dërguar shifrat në 1-1.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve pas golit të Sealy. Montreal shënoi edhe golin e tretë me Ouusu në minutën e 67-të, para se Myrto Uzuni të asistonte për Uolff, me shifrat finale që shkuan 3-2. Këtë sezon me Austin FC, Myrto Uzuni ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në tre raste, në të gjitha kompeticionet.