MALI I TOMORRIT- Një incident i pakëndshëm është regjistruar ditën e djeshme në Malin e Tomorrit. Një vend i shenjtë ku dhjetëra mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria i drejtohen çdo vit për lutje, e megjithatë edhe aty sërish shqiptarët gjejnë arsye për sherr.

Për shkak të fluksit të madh në rrugë, në rrugë është krijuar radhë automjetesh. Ndërsa shkak për sherrin është bërë një karrotrec që pengonte makinat të kalonin, ndërsa shoferët që tentonin ta parakalonin përfundonin me gjoba pasi sipas tyre ai i raportonte te policia. Siç shihet edhe në videon e JOQ, qytetarë të shumtë i janë drejtuar shoferit të karrotrecit me kërcënime.

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë bektashinj mblidhen në teqenë e Kulmakut, zhvillohet nga data 20 deri në 25 gusht./ZERI