Fitore në miqësore siguroi Napoli, që mposhti 3-2 Girona-n. Pas golit të Di Lorenzo-s rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kevin de Bruyne, i cili realizoi ‘dopietë’. Këto ishin rrjetat e para të begut që pas ardhjes te skuadra e Conte-s.
Të shtunën festë pati edhe te Arsenal, që fitoi 3-0 miqësoren kundër Atletic Bilbao-s. Goli që zhbllokoi shifrat erdhi nga blerja e verës Victor Gyokeres, i marrë nga Sporting për 75 milionë euro. Më tej rrugën e rrjetës e gjetën edhe Saka e Havertz.