Lirim Kastrati është lojtari i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar firmën me sulmuesin nga Kosova, i cili numëron edhe 17 ndeshje të luajtura me përfaqësuesen “dardane”.

Kastrati vjen në kampionatin shqiptar me një karrierë të pasur, në ekipe si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton.

Në njoftimin e Vllaznisë, thuhet se palët kanë firmosur kontratën për një sezon, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!”, shkruan klubi.