Papa Leo XIV po shqyrton mundësinë e një vizite në Liban, që do të shënonte udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si Papë. Washington Post e raporton këtë duke cituar një klerik të lartë katolik. Vizita do të ishte simbolike për Papën e parë amerikan, i cili ka bërë thirrje të vazhdueshme për paqe në Lindjen e Mesme.
Kryepeshkopi Paul Sayah, zëvendës i patriarkut maronit të Libanit, Mar Bechara Boutros al-Rai, kleriku më i lartë katolik i vendit tha për Washington Post të mërkurën se “Vatikani po shqyrton dhe studion një vizitë të Papa Leos në Liban. Patriarkana nuk mund të publikojë informacione rreth vizitës derisa Vatikani të njoftojë datën dhe detajet e vizitës”, tha Sayah.
Më herët, është raportuar për një vizitë të Papës deri në dhjetor, por nuk jepej një datë. Pap ka bërë udhëtime të përkohshme përtej Romës, duke përfshirë edhe një pushim të kohëve të fundit në rezidencën verore papnore të Castel Gandolfo, në jug të qytetit, por deri më tani nuk ka dalë jashtë vendit.
Zyrtarët e Vatikanit për javë të tëra kanë thënë se ai ndoshta do të përmbushte dëshirën e paraardhësit të tij për të udhëtuar në Turqi dhe për të përkujtuar 1700-vjetorin e Koncilit të Parë të Nikesë, një asamble i peshkopëve të hershëm të krishterë. Mundësia e udhëtimit në Turqi po shqyrtohet, tha një zyrtar, duke shtuar se ekziston mundësia që Papa të zgjedhë të vizitojë të dy vendet me shumicë myslimane.
Si Gjon Pali II ashtu edhe Benedikti XVI bënë vizita papnore në Liban, duke lënë kujtime të pashlyeshme që ende jehojnë me të krishterët libanezë sot. Papa Françesku kishte planifikuar të vizitonte Libanin në vitin 2022, por udhët