Nga Ylli Pata
Në filmat e vjetër të Kinostudios, ka skena të ngjashme luftimesh e betejash, si ajo e Çercizit në stanin e Mashkullorës, apo të partizanëve që rrethohen në “shtëpi të vjetra tiranase”, ku të rrethuarit lëvizin nga njëra dritare në tjetrën, duke shtirë me dyfek apo kobure.
“Duhet t’i tregojmë qafirave se jemi shumë”, është batuta që i lidh bashkë këta filma, sikur të jenë shkruar nga e njëjta dorë.
Në fakt, edhe pse nuk ka ardhur nga “Luftrat e Peleponezit” e Tuqiditit, kjo është një taktikë e njohur e luftrave guerile, edhe pse e mbivlerësuar. Sepse ata që anë përballë nuk janë vetëm çaushë të leshtë, kapuralë mendjelehtë, apo kapitenë gjermanë të painformuar.
Kështu duket edhe kjo taktika tashmë e stërpërdorur në Parlamentin shqiptar, ku partitë e minorancës krijojnë një arqipelag ishush parlamentar të quajtura grupe, si për të qenë pjesë negocuese në luftrat e mëdha ndërmjet Athinës dhe Spartës.
Sali Berisha, duket i ka mbyllur negociatat për t’u dhënë borxh deputetë disa partive për t’u bërë grupe parlamentare, ku duhen së paku 7 deputetë.
Përveç partisë së Metës, duket se do të kenë grupe edhe Fatmir Mediu, ndoshta edhe PDIU e Idrizit, e cila ka deputete vetëm Mesila Dodën. Grupe që kanë ekzistuar edhe në legjislaturat e shkuara.
Ndërkaq, sot me anë të një deklarate, edhe Adriatik Lapaj, pranoi se mund të ketë një marrëdhënie me partitë opozitare, duke e vënë deputeten e partisë së tij në grupet e reja.
Grupet kanë benefite administrative, pasi ndryshe nga depuetët e veçantë, kanë përfaqësuesit e tyre në disa prej trupave kuvendore, delegacionet, por dhe benefite të tjera pragmatike që janë zyrat e fondet përkatëse që sigurohen me ligj.
Logjikisht, një opozite kompakte dhe të fortë, nuk i nevojiten kaq shumë “çeta” të shpërndara, pasi një skalion i ngjeshur, i disiplinuar dhe i njësuar, është një trupë më e aftë të luftojë frontalisht me mazhorancën.
Mirëpo, kushtet për Berishën nuk janë të volitshme për një luftë frontale para një mazhorance gjigande prej 83 deputetëve plus, ndaj i duhet të shtijë në disa dritare për t’u dukur më shumë.
Natyrisht jo për mazhorancën, pra kundërshtarin direkt që ka në fushëbetejë, pasi nuk e mashtron dot, e gjitha është një iluzion optik për betejën virtuale në livet e televizionet por dhe në rrjetet sociale.
Berisha është një mjeshtër i vjetër i politikës e i duhet të bëjë byrek me atë brumë që ka, duke përdorur sa më shumë skalione, sado të vogla kryesisht në frontin e huaj, ku deficenca e tij është më e madhe, si pasojë e izolimit dhe proceseve penale.
Mirëpo, e gjithë kjo lojë që duket se është bërë e lexueshme dhe banale nganjëherë në sytë e publikut, nuk ka vetëm përfitime. Por edhe probleme që mund t’i hapen opozitës nga ky fragmentarizim i saj.
Ky rreshtim mund të nxisë ego e ambicje të deputetëve të grupeve të reja, të përfitojnë nga kjo “jetë paralele” atë që nuk e marrin nga partia e tyre, ku çdo gjë është e centralizuar.
Ndërkohë mazhorancës i vlen shumë, kjo “botë e gjërë” e opozitës, e cila “ka lirinë e hapësirën e luftës dhe kontrollit parlamentar”.
Pra me fjalë të tjera e gjitha është një iluzion, një farë mënyre të ngopësh barkun me lugën bosh, politikisht është fjala. Se zgjedhjet e reja erdhën