Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se Ukraina duhet të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, duke theksuar fuqinë e madhe të Rusisë në krahasim me Ukrainën. Ky qëndrim erdhi pak para një samiti ku thuhet se presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar të zgjerojë kontrollin e tij mbi territoret ukrainase.
Një burim pranë agjencisë Reuters raportoi se gjatë një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump tha se Putin kishte propozuar një marrëveshje që përfshinte ngrirjen e vijave të frontit, në këmbim të tërheqjes së Ukrainës nga rajoni i Donetskut, një zonë strategjike dhe me rëndësi industriale për Rusinë.
Zelensky refuzoi këtë propozim, sipas të njëjtit burim. Aktualisht, Rusia kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës, përfshirë pjesën më të madhe të provincës Donetsk, ku trupat ruse hynë për herë të parë në vitin 2014.