Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka një kontratë paramartesore të firmosur, në rast divorci. Nëse diçka e tillë ndodh, Georgina do merrte një pension të përjetshëm prej 100 mijë eurosh në muaj dhe pronësinë mbi rezidencën e CR7 në Madrid, e cila vlerësohet me 5.2 milionë euro.

Sipas revistës portugeze TV GUIA, Ronaldo dhe Rodriguez kanë nënshkruar tashmë një kontratë paramartesore, pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina.

Kontrata parashikon që, në rast ndarje, Georgina do të marrë pension mujor të përjetshëm prej 100,000 eurosh, si dhe pronësinë e vilës luksoze të Ronaldos në La Finca, Madrid, me vlerë mbi 5.2 milionë euro.

Sipas të njëjtit medium, kjo marrëveshje ka për qëllim sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve, duke garantuar që familjes të mos i mungojë asgjë, pavarësisht rrethanave.

Pasuria e CR7

Me një pasuri të vlerësuar mbi 671 milionë dollarë, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë.

Vetëm të ardhurat vjetore nga kontrata me klubin Al-Nassr arrijnë në 230 milionë dollarë, ndërsa dhjetëra milionë të tjera vijnë nga sponsorizime dhe kontrata reklamash.

Modelja argjentinase filloi një lidhje me futbollistin portugez në vitin 2016, pasi e takoi atë në një dyqan në Madrid, ku punonte si asistente shitjesh. Në qershor 2017, Ronaldo pati binjakë, Eva dhe Mateo, nëpërmjet nënës surrogate. Në nëntor 2017, vetë Rodriguez lindi vajzën e tyre, Alana Martina dhe më 18 prill 2022, ajo lindi binjakë; djali, Angel vdiq gjatë lindjes, ndërsa vajza, Bella Esmeralda, mbijetoi.