Një vendvarrim i lashtë me moshë një mijëvjeçare u zbulua në Peru gjatë gërmimeve nga një kompani. Arkeologët thanë se në varr u gjetën mbetje njerëzore dhe pjese objektesh te lashta prej balte, që dëshmojnë kulturën e vendit të Amerikës Latine. Kryeqyteti i Perusë, Lima është djep i qytetërimit te lashte ne kontinentin amerikan

Një vendvarrim i lashtë u zbulua në periferitë e Limës, kryeqyteti i Perusë, nga punëtorët e një kompanie gazi. Menjëherë pasi gjetën mbetjet e lashta njerëzore dhe objekte funerali, punëtorët njoftuan autoritetet përkatëse dhe më pas vendi u inspektua dhe u pastrua nga arkeologët.

Varri i lashtë besohet se i përket kulturës Chancay, e cila banonte në këto kodra bregdetare shkretinore gati një mijëvjeçar më parë. Kultura që mbizotëroi para inkasove u vendos në pjesën veriore të Limës, duke u shtrirë nga Huaura deri në luginat Chillon.

Arkeologët gjetën dy varre të ndërtuara me tulla balte, njëri prej të cilëve ishte bosh, ndërsa tjetri kishte mbetje njerëzore dhe katër enë balte dhe tre kupa uji. Kupat dhe vazot ishin lyer me ngjyra të kuqe, të bardha dhe të zeza, të cilat ishin të zakonshme në mesin e Chancay.

Lima ishte një nga djepat e qytetërimeve të lashta në Amerikë, disa prej të cilave kanë banuar në zonë për më shumë se 3,000 vjet. Pothuajse të gjitha gërmimet përbëjnë një zbulim që është gjithmonë mbresëlënës dhe një burim krenarie për banorët.