Presidenti i Ukrianës Volodymyr Zelensky është shprehur për gazetarët mbrëmjen e djeshme se takimi me Putin është i mundur. Sipas tij takimi do të ishte i përshtatshëm për tu bërë sipas pikave të përcaktuara të diskutimeve mbi marrëveshjne në Shtëpin e Bardhë.

“Ne duam të arrijmë një marrëveshje mbi strukturën e garancive të sigurisë brenda shtatë deri në dhjetë ditësh. Dhe bazuar në këtë bazë të përbashkët, ne synojmë të organizojmë një takim trepalësh” në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së.”- sqaroi ai. 

Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se do të donte të shihte një “reagim të fortë” nga Uashingtoni nëse presidenti rus nuk dëshiron të ketë një takim dypalësh me të.

Ai shtoi se nuk është e qartë se çfarë lëshimesh do të ishte e gatshme të bënte Moska. 

“Unë iu përgjigja menjëherë një propozimi për një takim dypalësh dhe ne jemi gati edhe nëse rusët nuk janë dakord , ne do të donim të shihnim një reagim të fortë nga Shtetet e Bashkuara.” -tha ai. 

Lidhur me Budapestin si një vend të propozuar për bisedime midis Kievit dhe Moskës, presidenti ukrainas tha se ishte “problematik” dhe përmendi Zvicrën, Austrinë ose Turqinë si alternativa. 

“Ne e konsiderojmë të drejtë mbajtjen e takimit në një Evropë neutrale. Mbajtja e tij në Budapest “nuk është e lehtë” duke pasur parasysh afrimin midis Hungarisë dhe Rusisë.”, shpjegoi presidenti ukrainas.