Manchester City i Pep Guardiolës ka pësuar zhgënjimin e parë të këtij sezoni në javën e dytë të Premier League. 10 herë fituesit e kampionatit anglez janë mposhtur në shtëpi 0-2 nga Tottenham, që po impresionin në ndeshjet e para të sezonit të ri. Fillimisht në Etihad do të realizonte Johnson në pjesën e parë.

Ende pa shkuar në dhomat e zhveshjes Palhinha do të dyfishonte shifrat, që do të mbeteshin të pandryshuara deri në fund. Pas dy ndeshjeve të para Tottenham ka realizuar 5 gola dhe nuk ka pësuar asnjë.

Më herët Chelsea mori fitoren e parë për këtë sezon duke shkatërruar 1-5 Ëest Ham me përmbysje. Lucas Paqueta zhbllokoi rezultatin me një supergol, por pjesa e parë u mbyll 1-3 falë golave të Joao Pedro-s, Pedro Netos dhe Fernandez. Në pjesën e dytë realizoi edhe Caisedo me Chalobah.