Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke mos u përhapur në zonën përreth.

Zjarri ra në një magazinë ku kishte automjete të parkuara brenda dhe jashtë saj. Si pasojë e flakëve u dogjën edhe 20 pemë frutore.