Një situatë kritike është zhvilluar këtë pasdite në zonën e Gramshit, ku fshati Harunas është përfshirë nga flakët. Raportohet se është pothuajse e pamundur të ndërhyhet në zonë, pasi rruga kryesore që të çon drejt fshatrave të tjerë është përfshirë gjithashtu nga zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, gjashtë persona janë dërguar me urgjencë në spital, të plagosur si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur në këtë zonë.
Ekipet e emergjencës janë në terren, por vështirësitë në akses dhe përmasat e zjarrit po e bëjnë të pamundur për momentin kontrollin e situatës.