Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fillim të fjalës së tij në Kuvend ser 83 mandatet që morën në zgjedhje janë një borxh që i duhet shlyer qytetarëve. Nga fjala e tij në foltore, Rama dha dhe një mesazh për Opozitën, duke deklaruar se në sallën e Kuvendit ta harrojnë përdorimin e zhurmës dhe dhunës.
“Të nderuar miq dhe të ftuar, më lejoni që si folës i parë i kësaj legjislature të re, ti përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të punëve të Kuvnedit, kryetarit të ri Niko Peleshi. Nuk jam këtu për të kryer një formalitet votëbesimi, dua ti them pikërisht shumicës se jo një mandate por vite të tëra politike nuk mjafton për të shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate është një borxh që duhet ta marrin përsipër cdo ditë jo me fjalë, por me ide e risi në cdo drejtim dhe përkushtim. Pakicës dua ti them vetëm se nuk është puna jonë cfarë bëni e thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë do keni gjithë vëmendjen tonë nëse do harroni përdorimin e trupit si argument dhe zhurmës si alternative. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi,” tha Rama.