Incidentet në ndeshjen Serbi-Angli nuk kanë kaluar pa marrë vëmendjen e UEFA-s, e cila ka dhënë tashmë edhe vendimin, duke gjobitur me 80 mijë franga Federatën Serbe, si dhe detyruar që 20% e stadiumit të jetë i mbyllur për ndeshjen me Shqipërinë.
Vendimi i Komitetit Disiplinor të FIFA-s renditi shkeljet e mëposhtme:
pamundësia për të siguruar rendin dhe disiplinën brenda dhe përreth stadiumit,
përdorimi i lazerëve dhe gjesteve, fjalëve dhe objekteve të papërshtatshme,
ndërprerja gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare,
sjellja diskriminuese e tifozëve individualë
Pra, në përballjen e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, që është caktuar të luhet në Leskovac, do të jenë të pranishëm 6500 tifozë serbë, ndërsa impianti ka kapacitetin 8136 vende.
Kujtojmë që në këtë sfidë, tifozët shqiptarë janë të ndaluar të marrin pjesë. Serbi-Shqipëria është cilësuar si ndeshja më e rëndësishme për kuqezinjtë në kualifikueset drejt Kupës së Botës 2026.