Adele thuhet se është në bisedime për të performuar në shfaqjen e shumëpritur të Super Bowl 2026. Edhe pse ende nuk është bërë asnjë marrëveshje zyrtare, ajo është në krye të listës së interpretuesve potencialë për të performuar në skenën e stadiumit Levi’s në Santa Clara në shkurt, sipas PageSix.
Sipas raportimeve, emra të tjerë kryesorë janë në garë përfshirë Taylor Swift, një tifoze e madhe e Kansas City Chiefs, dhe Miley Cyrus, e cila ende nuk ka performuar në këtë ngjarje.
Ylli 37-vjeçar, i cili më parë kishte refuzuar një propozim për Super Bowl të vitit 2017, tha në atë kohë: “Nuk do ta bëj… Ky shfaqje nuk ka të bëjë me muzikën. Nuk di të kërcej apo diçka të tillë. Ata ishin shumë të sjellshëm, ma ofruan, por unë thashë jo.” NFL dhe Pepsi e kishin mohuar në atë kohë se asaj i ishte bërë propozim zyrtar.
Adele, e cila është e fejuar me agjentin e lartë sportiv Rich Paul, ka qenë në Super Bowl në të kaluarën. Në fakt, gjatë koncertit të saj në Las Vegas ajo bëri shaka: Shkova vitin e kaluar, natyrisht jo për futbollin. Shkova të shihja Rihannën. Nuk më interesonte asgjë tjetër.
Kohët e fundit, këngëtarja e ka mbështetur publikisht edhe Taylor Swift përballë kritikave për praninë e saj në ndeshjet e Travis Kelce. “Të gjithë ju që ankoheni për praninë e saj në fushë, merruni me gjëra të tjera në jetë, ai është i dashuri i saj”, tha Adele atëhere.
Përzgjedhja përfundimtare e artistit bëhet nga Roc Nation i Jay-Z në bashkëpunim me NFL-në, me njoftimin zyrtar që tradicionalisht pritet në shtator.