Kreu i partisë Mundësi, Agron Shehaj, në një intervistë televizive u shpreh se opozita tashmë duhet të gjejë një zgjidhje tjetër në përballjen me Ramën, sepse nuk mund të vijohet me të njëjtën.
“Fatkeqësisht ne duhet të gjejmë një zgjidhje si opozitë sepse kështu dalim ne humbës, se na hiqet mundësia për të folur. Duhet një zgjidhje sepse nuk mund të vazhdohet më të njëjtën gjë sepse nuk kemi shumë hapësira për të folur me qytetarët dhe kuvendi është një mundësi për të folur.
Aty përballjet janë të ashpra në dukje, por janë pa rëndësi për qytetarët. Ne jemi një ndër vendet më të varfra në Evropë dhe njerëzit duan të ikin. Nuk i intereson kujt se si drejtori i OSHEE vjedh fondet, por se si një qytetar vdes sa del nga shtëpia se prek një shtyllë. Nuk i intereson që flasim për Sterilizimin, por kur shkon në spital nuk i ofrohen shërbimeve.” – u shpreh Shehaj.