Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, një aksident automobilistik ka marrë përmasa tragjike. Shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital për mjekim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.