Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, nëpërmjet të cilit flet për aksionin e bashkisë për largimin e mjeteve të braktisura, që kanë zënë hapësirat publike.
“Policia Bashkiake Tiranë ka nisur një aksion për largimin e mjeteve të braktisura që zënë hapësira publike, të kthyera në problem për qytetarët”, shkruan Blendi Sula.
Gjithashtu ai u bën thirrje qytetarëve që kanë lënë mjete të tilla të marrin masa dhe t’i largojnë vullnetarisht brenda një muaji nga data e vendosjes së njoftimit.
“Mjetet që nuk largohen brenda afatit do të spostohen e depozitohen në pikën e bllokimit”, thotë Sula.
Postimi i plotë
Policia Bashkiake Tiranë ka nisur një aksion për largimin e mjeteve të braktisura që zënë hapësira publike, të kthyera në problem për qytetarët. Ata që kanë lënë mjete të tilla të marrin masa dhe t’i largojnë vullnetarisht brenda një muaji nga data e vendosjes së njoftimit. Mjetet që nuk largohen brenda afatit do të spostohen e depozitohen në pikën e bllokimit.