Policia serbe ka arrestuar një 77-vjeçar në pikëkalimin kufitar të Merdarës, nën akuzën për “krime lufte” të kryera gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998–1999.
Ministria e Brendshme e Serbisë e ka identifikuar të dyshuarin vetëm me inicialet H.H., ndërsa nuk ka dhënë detaje mbi kombësinë e tij. Ai është dërguar në paraburgim për 48 orë dhe pritet të ngrihet aktakuzë ndaj tij.
Ende nuk është bërë e qartë data e saktë e arrestimit, ndërsa autoritetet serbe theksuan se procedurat ligjore janë duke vijuar.
Ky arrestim vjen pak më shumë se një muaj pas ndalimit të dy personave të tjerë në pikën kufitare të Horegoshit, mes Serbisë dhe Hungarisë.