Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka zgjedhur sot kryebashkiakun e komanduar. Kjo pas kryebashkiaku i zgjedhur Andis Salla është bërë Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që nga mbledhja e Këshillit Bashkiak u vendos që kryetar i komanduar i Cërrikut të bëhet Florenc Doko. Doko ka mbajtur poste të tjera në bashki dhe institucione të tjera në Cërrik.